Ndalimi i veteranit të UÇK-së, deputeti kosovar-Ramës: Qoftë ky turpi i fundit

Hënë, 03 August 2020 09:18

 

Deputeti i AAK-së në Kosovë, Gazmend Syla ka reaguar pas ndalimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Murtez Kastrati nga autoritetet shqiptare, ku e cilëson një skandal. Syla i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i shkruan sesa më shumë të mbahet Murtez Kastrati në burgjet shqiptare, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që luftuan për ta bërë Shqipërinë. Nga ana tjetër, ai i ka kërkuar Ramës që të hiqen nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia.

“Letër e hapur ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sot duke e kaluar kufirin me Shqipërinë u arrestua ushtari i UÇK-së nga Lipjani, Murtez Kastrati. Arsyeja? Fletarresti i lëshuar nga Serbia. Z. Rama, Serbia është në ofensivë që nga shporrja nga Kosova dhe ky lajm përbën skandal. Ti këtë e di fort mirë. Z. Rama, ne ushtarët e UÇK-së i dimë vijat e kuqe me shtetet në rajon, Shqipëria nuk mundet e as nuk bën të jetë e tillë. Edhe këtë, ti e di fort mirë. Z. Rama, sa më shumë që mbahet Murtez Kastrati në burgjet tuaja, aq më tepër thyhen zemrat e ushtarëve që sa të jetë jeta jetë luftuan për ta bërë Shqipërinë. Prandaj, z. Rama, si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ushtarë i UÇK-së, kërkoj nga ju që të lirohet menjëherë Murtezi dhe të hiqni nga listat e të përndjekurve ushtarët e UÇK-së me fletarreste nga Serbia. Qoftë ky turpi fundit”.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar ditën e sotme nga policia shqiptare bazuar në një fletëarrest serb, për pjesëmarrjen e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Modifikuar më Hënë, 03 August 2020 09:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...