Martin Henze,mesazh ambasadorit të BE: Qëndrimi juaj po dëmton Shqipërinë dhe reputacionin e BE

Tuesday, 11 August 2020 08:37

 

Martin Henze, kryetari i Komisionit të Infrastrukturës në Këshillin Ekonomik të CDU-së në Gjermani, ka reaguar ndaj deklaratave të mbasadorit të BE, Luigi Soreca lidhur me investimet e komunitetit europian në Shqipëri.
Henze shkruan se është e vërtetë që BE ka investuar në Shqipëri, por pjesa më e madhe e këtyre parave janë përdorur për korrupsion. Ai kritikon ambasadorin e BE, i cili me heshtjen e tij ndaj keqqeverisjes nuk ka ndihmuar Shqipërinë.
Duke komentuar në statusin e Ambasadorit të BE ku flitet për 1.15 miliardë euro që u dhanë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti shkruan: “Ambasador, konferenca u organizua nga Komisioni i BE-së dhe Parlamenti i BE-së dhe kjo është një gjë e mirë. Për më tepër, ka njëqind milion euro nga Gjermania. Fatkeqësisht shumë para kanë rrjedhur në kanale korruptive të administratës së qeverisë në Rama.
Ambasador, qëndrimi juaj jokritik ndaj korrupsionit të qeverisë “Rama” dhe mosfunksionimit të shtetit kushtetues dhe reformës antidemokratike zgjedhore nuk është i mirë dhe dëmton reputacionin dhe besueshmërinë e BE-së”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...