Ylli Ndroqi: 'Ilirian Guard' rrëzoi maskat, RTV Ora dhe Ora News do t'i rezistojnë sulmit politik

Tuesday, 11 August 2020 14:28

 

”Maska e politikës ra përfundimisht. Qëllimi nuk është verifikimi i pasurisë, por ndryshimi i vijës editoriale të medias sonë”: Ky është reagimi i z. Ylli Ndroqi, presidentit të "Yldon Media Group" pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se në zyrat e ministrit Lleshaj po përgatiteshin planet për falimentimin e dy televizioneve.
Sipas denoncimit, do të bëhej zëvendësimi i rojeve të sigurisë së "ARB Security", me rojet e Policisë “Ilirian Guard” në varësi të Ministrisë së Brendshme, drejtuar nga Sandër Lleshaj duke caktuar 15 000 euro pagë për to, katërfishin e parave që shpenzohen tani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndroqi shprehet se sekuestrimi i dy televizioneve është bërë vetëm me qëllimin për ndryshimin e vijës editoriale, ndërkohë që fton gazetarët që të rezistojnë dhe të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë, njësoj siç kanë bërë gjatë 14 viteve të fundit.

“Përshëndetje të dashur miq!

Me tentativën për të zëvendësuar dhunshëm "security" privat që ruan ambientet e "Yldon Media Group", me policinë private të Ministrisë së Brendshme, maska e politikës ra përfundimisht.

Qëllimi nuk është verifikimi i pasurisë, por ndryshimi i vijës editoriale të medias sonë; stafin që së bashku me mua, kanë kaluar dallgë në këto 14 vite, e kam informuar prej dy vitesh për çdo tentativë si politike, ekonomike dhe kriminale.

Njësoj si në 1944 kur qeverisja komuniste u paraqit se demokratike, të njëjtat metoda po përdoren dhe në vitin 2020.
Surpriza do të ketë ditë pas dite për këdo që gatoi këtë çorbë që nuk e ha askush.

Rezistencë gazetarë!

Kjo është një luftë dhe lufta fitohet me sakrifica.

Inkurajoj drejtësinë që të kryejë hetime e pandikuar politikisht si dhe jam në krah të gazetarëve për të kryer detyrën si në çdo ditë të 14 viteve të fundit, duke informuar publikun në mënyrë të paanshme dhe profesionale”, shkruan presidenti i "Yldon Media Group", Ylli Ndroqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...