‘U shmang katastrofa ajrore’, gjenerali denoncon: Një kontratë korruptive e kriminale fshihet pas këtij rasti, SPAK të hetojë tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes

Tuesday, 11 August 2020 14:54

 

Një tragjedi ajrore u shmang mrekullisht në fund të muajit korrik të këtij viti, kur në rajonin e Peskarës, Itali, një helikopter i Forcave Ajrore të Shqipërisë bëri ulje emergjente.
Lajmi u dha nga mediat italiane, por sot, është gjeneral Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, i cili e risjell si çështje dhe ngre shqetësimin teksa kërkon hetime nga SPAK për tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj, i cili ka qenë zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, citon ekspertët italianë që kanë deklaruar pas ngjarjes se “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrof ajrore”.

“Pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pesha e rrezikut” për jetën e pilotëve ?!”, shkruan gjenerali.

Gjenerali thotë se nga burimet e tij ka mësuar pas këtij lajmi, se “një kontratë korruptive dhe kriminale njëherësh fshihet pas këtij rasti”.

Ndër 12 pyetjet që gjenerali Piro Ahmetaj ka ngritur, për të ndihmuar nëse nisin hetimet, është edhe ajo që tregon se prej dy vitesh, funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi, gjë që sipas tij është shkelje e Kushtetutës.

POSTIMI I PLOTE

30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Gjeneral ® AHMETAJ:

“SPAK të hetojë tenderat e MM për mirëmbajtjen e helikopterve”

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Lajmi i shoqëruar me foto nuk linte asnjë dyshim për keqinterpretim nga profesionistët, apo qoftë edhe për zyrtarët që vjedhin edhe duke rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kapacitetet kritike të FA dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro).

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim se një kontratë korruptive dhe kriminale njëherësh fshihet pas këtij rasti !!

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), dhe nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM):

1. Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?!

2. Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh shërbimesh b?!

3. Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj ?!

4. Kush është kostoja e shërbimeve të helikopterëve nga “Artelis SAS”, kush është cilësia, si dhe sa është në total (përfshirë dhe transportin) diferenca e kostos me kompaninë Airbus ?!

5. Kush janë arsyet ekonomike që helikopterët transportohen me trajler nga Shqipëria në Francë, dhe sa është kosto shtesë ?!, pasi ky është një rast unikal në botë, jo vetëm për koston e transportit që i mbivendoset asaj të mirëmbajtjes, por për prestigjin e një shteti !!

6. Kush do të përgjigjet për dëmin ekonomik (përshi transportin ?), kompania “Artelis SAS” apo shteti shqiptar?! Akltualisht helikopteri COUGAR ka një kosto dëmi tepër të lartë për t’u transportuar dhe riparuar përsëri.

7. A e ka ky helikopter uljen e dytë të detyruar (edhe para tre javësh?), dhe a është rikthyer te kompania Franceze “Artelis SAS” (?), Si, sa dhe kush e ka përballuar koston shtesë ?!

8. Sipas ekspertëve italiane “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrof ajrore”, dhe pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pasha e rrezikut” për jetën e pilotëve ?!

9. A janë pilotët të certifikuar, me eksperiencë fluturimi në lartësi të ulëta dhe mbi ujë (?); ka shkelje të rregullave të fluturimit, të shërbimeve të mirëmbajtjes, karburantit, etj ?!

10. A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura ?!

11. A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?!

12. Pse MM prej 2 vitesh, shkelë me dy këmbët Kushtetutën (pika 1, neni 168 dhe pika 3, neni 169) dhe funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi ?!

Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët MM dhe Qeveria i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

Po a mjafton vetëm dekorimi si përgjegjësi shtetërore (?), për të mjekuar dhimbjen, mësuar nga gabimet dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, në mënyrë që rastet fatale të mos përsëriten ?!

Drejtësia ende nuk ka folur, nëse ka patur hetim rreth këtij aksidentit fatal, kush janë përgjegjësit për dy jetët e humbura si dhe shkatërrimin e pasurisë kombëtare (Helikopterin EC-145) ?!

Në përmbledhje të sa më sipër, shpresoj që SPAK do ta hetojë me përparësi këtë rast si dhe do ti çojë përpara ligjit zyrtarët e papërgjegjshëm, që të verbuar nga babëzia për të vjedhur çka mbetur, kanë rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kanë shkatërruar kapacitete kritike të Forcave të Armatosura ose pasuris kombëtare si dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e RSH në NATO.

Shënim: Pamvarësisht rreshtimit politik, me duhet të konfirmoj me përgjegjësi se përmbajtja, përfshi 12 pyetjet e këtij opinioni, janë tërësisht këndveshtrime profesionale, për shkak të funsioneve të larta që kam ushtruar brenda dhe jashtë vendit.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Politikë

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë pas dyshimeve ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen...

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Globi

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

  Bien shifrat e COVID-19 në Itali. Testimet ditën e sotme kanë qenë 55.800, ndërkohë që gjatë javës u arritën edhe 100 mijë testime.Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë...

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

Globi

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

  Një gjykatë në Minsk, më 16 shtator, dënoi fotoreporterin e Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë Uladz Hrydzin dhe fotografin e pavarur Alyaksandr Vasyukovich me 11 ditë burg, për...