PRESIDENTI I REPUBLIKES DUHET URGJENTISHT TE MBLEDHE KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE PER SITUATEN E COVID PASI SITUTA ESHTE JASHTE KONTROLLI!

E Enjte, 13 August 2020 13:31

Aleksander Biberaj

 

PRESIDENTI I REPUBLIKES DUHET URGJENTISHT TE MBLEDHE KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE PER SITUATEN E COVID PASI SITUTA ESHTE JASHTE KONTROLLI! GJITHASHTU PRESIDENTI I REPUBLIKES DUHET TE KRIJOJE NJE KOMISION HETIMOR DHE MONITORUES ME SPECIALISTE TE FUSHES DHE EKSPERT TE DREJTESISE PER TE HETUAR RASTIN E SOTSHEM DHE KONTROLLUAR SITUATEN NE SPITALET COVID!
Te dashur miq,
Sot ne mengjes u shokuam nga lajmi se nje i ri 29-vjecar, i cili po kuroj nga Covid-19 ne spitalin "Shefqet Ndroqi", ishte hedhur ne mengjes heret nga ballkoni dhe kishte humbur jeten. Pa gjykuar dhe as paragjykuar askend, do te thoja se dikush duhet te mbaje pergjegjesi per vdekjen e ketij te riu, pasi jeta e njeriut ne Shqiperi cdo dite e me shume po behet gjeja me pa vlere. Nga qeveria dhe institucionet perkatese mungon komplet transparenca, ka nje terr te pashembullt informativ, askush nuk jep asnje lloj informacion se cfare ndodh realisht atje brenda ne spitalet Covid, pasi sipas familjareve te te semureve kush hyn atje nuk del dot me. Cdo dite shohim familjare qe denoncojne sjelljen e institucioneve qeveritare, qe ankohen, qe interesohen per te afermit e tyre qe i kane ne keto spitale, por qe nuk marrin asnje lloj pergjigje dhe informacioni, pa ditur nese ata jane gjalle apo jo!? Sipas medias ne keto spitale mungojne edhe kushtet elementare, nuk ka ilace, respiratoret me shume nuk punojne sesa punojne, nuk ka personel te mjaftueshem mjekesor, e keshtu me radhe. Eshte edhe nje fakt shume domethenes dhe trondites, qe te gjithe ata te ashtuquajtur "VIP-a" te pushtetit dhe te parase, te infektuar me Covid, qe per etike nuk po u'a permend emrat, jane kuruar ne shtepi ose jashte duke shmangur spitalet tona publike!? Gjykoj se ne kete situare teper te renduar, kur papergjegjshmeria e qeverise eshte ne nivelet maksimale, dhe gjithcka eshte lene ne meshire te fatit, i vetmi institucion qe duhet dhe mund te reagoje konform kushtetutes dhe kompetencave ligjore, eshte Presidenti i Republikes, i cili duhet te mbledhe urgjentisht Keshillin e Sigurise Kombetare per te analizuar situaten dhe marre masat perkatese. Ne te njejten kohe i bej thirrje Presidentit te Republikes qe te krijoje nje komision hetimor per rastin e fundit dhe jo vetem, per te hetuar, monitiruar dhe kontrolluar se cfare po ndodh ne spitalet e Covid. Ky kryeminister totalisht i pandjeshem dhe i papergjegjshem dhe kjo qeveri cete hajdutesh ne ikje, nuk perjashtohet mundesia sipas analisteve, qe per interesat e tij politike dhe te mafies financiare, te synoje mbylljen perseri ne vjeshte "meqenese rastet po shtohen", gje qe do te ishte perfundimisht shkaterruese per kete vend! Dhe kjo duhet parandaluar sot, pasi neser mund te jete teper vone, por mbi te gjitha eshte jeta dhe siguria e qytetareve shqiptare qe sot jane lene ne meshirene fatit, dhe dikush duhet t'u dale zot!

Modifikuar më E Enjte, 13 August 2020 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...