Rrjeti tallet me nxirjen/Veliaj:Rama e sjell vaksinën me shpejt se Basha

E Enjte, 13 August 2020 13:43

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli se ishte shëruar nga koronavirusi dhe nisi një ofensivë me dalje mediatike. Por ajo që ra në sytë e rrjeteve sociale ishte se Veliaj dukej shumë i nxirë, sikur kishte qëndruar shumë jashtë në diell dhe jo në izolim.
Kjo provokoi shumë meme, madje disa e krahasuan me mjekët kinezë që ndërruan ngjyrën e lëkurës kur u prekën nga Covid-19.

Gjatë dy javëve të karantinës, Veliaj duket se ka pasur kohën e mjaftueshme të mendohet për një kompliment që vërtet ta përkëdhelë sedrën e kryetarit dhe gjatë një interviste në Report Tv, e ka lëshuar publikisht elozhen e radhës, me shpresën se ajo do të arrijë deri në Dhërmi, ku Rama po qëndron këto ditë për pushime në vilën qeveritare.

“Nëse një ditë do dalë vaksina, dhe do të ketë një garë mes kombeve, unë besoj se një lider si Edi Rama do të ketë mundësi ta sjellë shumë më shpejt vaksinën në Shqipëri, sesa dikush tjetër që njeriun më të famshëm dhe më të fortë që njeh është kunati i vet”, tha ai.
Problemi është se Rama ka hequr dorë që prej muajit maj nga strategjia e luftës kundër Covid-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...