Radhët kilometrike në Kakavijë/ Meta i bën thirrje qeverisë: Gjeni zgjidhje të menjëhershme, qytetarët në rrezik!

Premte, 14 August 2020 12:20

 

Mijëra qytetarë shqiptarë që duan të hyjnë në territorin e Greqisë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijë. Radhët e gjata arrijnë deri në fshatin Jorgucat, dhjetëra kilometra larg pikës doganore.

Fëmijë, gra dhe të moshuar prej disa orësh ndodhen në rrugë, në temperatura që në këtë kohë arrijnë deri në 40 gradë. Mësohet se pala greke ka bllokuar sportelet për shkak të pandemisë. Ndërkohë që deri paraditen nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar në doganën e Kakavijës. Teksa ka postuar pamje se çfarë po ndodh në këtë pikë të kalimit kufitar me Greqinë, radhën pafund të automjeteve dhe shqiptarëve që po torturohen në pritje, Presidenti Meta i bën thirrje të fortë Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme që të marrin masa për zgjidhjen e situatës.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

Modifikuar më Premte, 14 August 2020 12:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...