Basha homazh për Nënë Terezën: Mesazhi i saj për të ofruar shpresë për të ardhmen

E mërkurë, 26 August 2020 14:41

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Nënë Tereza është një frymëzim për të gjithë ne. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryedemokrati ka publikuar një shprehje të saj dhe thekson se duhet të fillojmë të ndryshojmë të sotmen dhe të ofrojmë shpresë për të ardhmen.

”Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi”.

 

Sot shënohet 110-vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Ajo është gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe” dhe lindi më 26 gusht 1910 në Shkup.

Postimi i plotë

E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.” Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi. Me fjalët e Shën Terezës: “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim, disa të tjerë vijnë si mësim”, është koha ta nxëmë mësimin e hidhur në mënyrë që të mos lejojmë sërish rikthimin në paketimet false që verbojnë nga varaku fals, por që në thelb janë thjesht mashtrime prej të cilave vuajnë sot shqiptarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...