“Buxhet shtesë për mësimin në pandemi”, Zv.presidenti i Sindikatës së Arsimit: Mësuesit rrezikojnë të infektohen

E mërkurë, 26 August 2020 14:46


Udhëzuesi për mësimin në kushte pandemie duhet të shoqërohet medoemos me buxhet shtesë nga qeveria.halilaj

Kështu është shprehur numri 2 i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj, dje në dëgjesën e zhvilluar me përfaqësuesit e Ministrisë.
“Që në muajin mars i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe Ministrisë që të alokojë një fond enkas për arsimin. Çdo draft që paraqitet duhet të jetë i mbështetur financiarisht nga qeveria shqiptare. Fakti që ministrja nuk është prezente këtu, do të thotë që qeveria nuk e ka marrë me seriozitet problemin e arsimit”. Fond ekstra kërkohet gjithashtu edhe për mësimin online në rastin kur do të nevojitet, ashtu edhe për mësimin përmes RTSH Shkolla.

“Drafti sapo na ka ardhur. Do të mbledhim grupin e punës, do ta shqyrtojmë dhe do japim sugjerimet tona, por ka edhe paqartësi. Nuk bëhet mësimi në rrjete sociale. Vetëm në Shqipëri e kemi lejuar. Ato janë private. Duhet fond për pagesat e platformave. Nuk ka buxhet, nuk janë paguar mësuesit që kanë regjistruar në TV orët mësimore. Ajo është punë ekstra, secili mësues duhet të paguhet për punën që bën. Ministrja ka një vit e gjysmë që s’ka bërë një takim me përfaqësuesit e mësuesve”.

Në këndvështrimin e Halilajt, draftudhëzimi i hedhur për diskutim nuk ka vetëm një, por disa paqartësi, si ajo për transportin e mësuesve, të cilët me rikthimin në detyrë përballen me një rrezik serioz për shëndetin e tyre.

“Kërkohet urgjentisht rishikimi i protokollit të lëvizjeve jashtë shkollës të mësuesve, transportit. Mësuesit mund të jenë bartësit kryesorë të Covid-19. Mos harroni që kemi mësues në prag pensioni. Lëvizjet me urbanë janë jashtë protokolleve, ne i shikojmë çdo ditë. Ne kemi asistuar të gjitha mbledhjet e komisioneve për përzgjedhjen e drejtorëve. Edhe në këto mbledhje nëpër zyrat arsimore nuk është respektuar distancimi. Kur nuk është respektuar nëpër zyra arsimore, po nëpër shkolla e klasa?!”

Një tjetër problem serioz janë shkollat pa godina. Shkolla 9-vjeçare e Vorës është vetëm njëra prej tyre, e cila gjithashtu kërkon mbështetje buxhetore, por që deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga pushteti vendor apo qendror.

“Vora 9-vjeçare është e rrafshuar dhe deri të premten që isha atje, as pushteti lokal, as Zyra Arsimore nuk kanë informacion se ku do të bëhet mësimi. Kjo pra, kërkon një mbështetje buxhetore, vetëm me këtë mund të ketë sukses drafti i paraqitur”, deklaron zv.presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në dëgjesën me tre përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, arsimi është çështje prioritare, që vjen direkt pas sigurisë kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...