“Të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”/Meta publikon mesazhin e George Frendo: Politika të marrë shembull nga…

Tuesday, 15 September 2020 13:38

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë fetare të shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.

Kreu i shtetit thotë se vlerëson mesazhin e Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: “Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”.
“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën dhe ceremoninë e rëndësishme fetare të shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit

Me urimet e ngrohta për suksese në misionin e Tij hyjnor, të përhapjes së porosive të Zotit dhe mësimeve të shenjta, u bashkohem lutjeve të besimtarëve për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore!

Vlerësoj mesazhin e mençur të Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: “Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”.

Politika të marrë shembull dhe të verë në jetë porositë e udhëheqësve tanë të ndritur fetarë!”, shkruan Meta në Facebook.

Shugurimi i Imzot Arjan Dodaj bëri sot bashkë politikën shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...