“Vjedhje e mirëfilltë!”, denoncimi te Berisha: Edvini ndan me Gjokën 24 mln euro, për shembjen e tunelit në Qaf Murriz, kontrata ngarkon tërësisht kompaninë

Tuesday, 15 September 2020 14:40

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook, denoncimin e mbërritur në adresën e tij nga punonjësja e Avokaturës së Shtetit, e cila ngre shqetësimin për punimet në rrugën e Arbrit si edhe abuzimet që po fondet nga firma Gjoka Konstruksion, pas shembjes në Tunelin e Qaf Murrizit.

Referuar denoncimit Berisha shkruan se në kundërshtim flagrant me kontratën e urdhëron ti “paguhen” Gjokës 24 milionë euro për shembjen e tunelit të Qaf Murrizit ndërkohë që kontrata ngarkon tërësisht kompaninë.

“Konsulenti i huaj kishte firmosur kundër ndërtimit të tunelit në nivelin në të cilin Gjoka, pa përfillur këtë ekspertizë, filloi ndërtimin e tij. Tani pas shembjes së tunelit ai duke ndarë para me Edvin Hajdutin kërkon t’i marrë buxhetit 24 milionë euro.” vijon më tej Berisha.

Postimi i plotë:
Kjo eshte vjedhje e mirefillte!
Edvini ndan me Gjoken 24 milione euro.
Ne kundershtim flagrant me kontraten e urdheron ti “paguhen” Gjokes 24 milione euro per shembjen e tunelit te Qaf Murrizit nderkohe qe kontrata ngarkon teresisht kompanine.

Shtoj ketu se konsulenti i huaj kishte firmosur kunder ndertimit te tunelit ne nivelin ne te cilin Gjoka, pa perfillur kete ekspertize, filloi ndertimin e tij.
Tani pas shembjes se tunelit ai duke ndare para me Edvin Hajdutin kerkon ti marre buxhetit 24 milione euro.
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Mirembrema doktorr Berisha. Jam nje punonjese e Avokatures se Shtetit. Ju shkruaj per te ju shprehur nje shqetesim qe lidhet me Rrugen e Arbrit. Gjate kryerjes se punimeve nga firma Gjoka kane ndodhur shembje ne tunelin e Murrizit. Studimi gjeologjik shtese qe ka bere kompania pas shembjes ka nxjerr nje fature me vleren 24 milion euro per eleminimin e problematikes. Keto para koncesionari po kerkon ti marre gjysmen nga buxheti i shtetit me pretendimin e forcave madhore qe nuk ishin te parashikuara ne fillim te punes. Kontrata koncesionare PPP e shtetit me kompanine parashikon se kompania private ben studimet dhe projektin duke marre persiper edhe te gjitha rrisqet ne zbatimin e tij. Pra, ky rast i tunelit eshte tipik nje rrisk qe parashikohet ne kontrate si i mundshem dhe qe duhet te merret persiper nga koncesionari e jo nga shteti dhe parate e taksapaguesve. Ne menyre skandaloze dhe antiligjore, ne konflikt me vet parashikimet e kontrates koncesionare po kerkohet te autorizohet buxheti i shtetit ti jape keto para koncesionarit. Po ushtrohet presion i madh ne avokaturen e shtetit nga avokatja, Engjell Agaçi, Belinda Balluku dhe firma Gjoka per te ndryshuar kontraten duke justifikuar keshtu mbulimin nga buxheti i shtetit te gjysmes se kostes prej 24 milion eurosh. Ju lutem ne ndihmen tuaj per ta publikuar kete rast duke na hequr nga kurrizi nje presion te jashtezakonshem, nje pergjegjesi ligjore por edhe nje dem te madh per buxhetin e shtetit. Punoj prej me shume se 10 vitesh ne kete institucion dhe nuk ka ndodhur asnjehere dicka e tille si ky rast flagrant. Po ju shkruaj ne anonim pasi keta hakmerren. Faleminderit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...