Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër votohet në Qarkun e Gjirokastrës. Zbardhen emrat e kandidatëve të PD

Saturday, 26 September 2020 10:18

 

Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër votohet në Qarkun e Gjirokastrës. Demokratët nuk kursehen, ja 25 kandidatët e propozuar.

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë.

 

Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

 

Dega Gjirokastër

 

1.ADIL XHELILI
2.ALIJE KOKALARI
3.ALTIN ÇOMO
4.ANTONELA LENA
5.BEQIR GJIKA
6.BESNIK ALIAJ
7.ENTELA SHEHAJ (FICO)
8.NIKOLLA ZHULLA
9.ROLAND BEJKO
10.SHEMSHO LAMAJ
11.TRITAN SHEHU

 

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)

2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)
3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)
4.JOANA QIROLLARI (Përmet)
5.KASTRIOT SULKA (Përmet)
6.NIKO SHUPULI (Përmet)

 

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA
2.BUJAR SKËNDO
3.BUKUROSH AJDINI
4.FATMIR ZEKA
5.HATIXHE QENDRAI

 

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO
2.KRISTINA BARDHI
3.MEHMET VEIZI
4.MYZAFER ELEZI
5.SOKOL GUGA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe nga Sekretari Organizativ Sahit Dollapi

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...