Kërpaçi:Qeverisja e rilindjes e trajton Durrësin si një pronë private. Më 25 Prill, rinia do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë

Saturday, 26 September 2020 10:34

 

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi është takuar me të rinj në qytetin e Durrësit, nga ku jep edhe një mesazh. Kërpaçi shkruan se qeverisja e rilindjes e trajton qytetin e Durrësit si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.

Ajo thekson se më 25 prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë.

POSTIMI I PLOTË
Në 25 prill DURRËSI me rininë do të votojë ndryshimin💪🔥

Rilindja e ka kthyer Durrësin në një vend ku papunësia dhe pamundësitë ekonomike janë shumë të mëdha.
Qeverisja e rilindjes e trajton qytetin si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.

Të gjithë bashkë duhet të largojmë të keqen që ka vrarë shpresën, dhe të çlirojmë vendin nga monopoli i një grushti njerëzish që përfitojnë ndërsa të tjerët vuajnë.

Më 25 Prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë , me dinjitetin që i takon në shtëpinë e tyre!

LSI ka marrë angazhim që kjo situatë padrejtësie të marrë fund dhe LSI E MBAN FJALËN!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çështja e detit në Hagë, ish-ministrja e LSI: Nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, Rama me dy fytyra

Politikë

Çështja e detit në Hagë, ish-ministrja e LSI: Nxjerrë në pah se ku qëndron ngërçi i bisedimeve, Rama me dy fytyra

  Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku çështja do të shkojë në Gjykata e Hagës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’...

Spahiu: Bashkia e Tiranës është kthyer në abuzuesen më të madhe të fondeve publike dhe taksave të rritura

Politikë

Spahiu: Bashkia e Tiranës është kthyer në abuzuesen më të madhe të fondeve publike dhe taksave të rritura

  Eksperti i ekonomisë njëherësh dhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Përparim Spahiu deklaron se përmes reformës territoriale, Bashkitë, sidomos kjo e Tiranës, janë kthyer në abuzuesit më...

“Çdokush duhet të jetë krenar për suksesin e saj”, ish-deputetja serbe vlerëson këngëtaren Dua Lipa, ja mesazhi i saj

Lifestyle

“Çdokush duhet të jetë krenar për suksesin e saj”, ish-deputetja serbe vlerëson këngëtaren Dua Lipa, ja mesazhi i saj

Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka vlerësuar këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duke thënë se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin që ajo...