8 muaj pa punë, Elton Deda: Po falimentojmë, shteti na ka denigruar dhe s’na përfill!

Diel, 27 September 2020 09:20

 

Industria e muzikës është një nga fushat që është prekur nga pandemia e koronavirusit dhe pasojat kanë qenë të rënda për shumë muzikantë. Lidhur me këtë çështje me anë të një postimi në Facebook, këngëtari Elton Deda ka risjellë në fokus edhe njëherë pasojat me të cilat po përballen artistët. Prej 8 muajsh thekson ai, muzikantët në Shqipëri dhe Kosovë janë të papunë. Nga ana tjetër ai mbështet masat dhe kujdesin që duhet të tregohet, porse nuk lë pa përmendur edhe zhgënjimin nga ana e shtetit, pasi këngëtarët po shkojnë drejt falimentimit.

Statusi i plotë:

Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme. Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin. Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...