Ish-deputetja Tabaku publikon shifrat: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë njerëz, vizioni i PD është punësimi

Diel, 27 September 2020 09:41

 

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, ku rezulton se janë larguar 219 persona.

Në një status në ‘Facebook’, Tabaku thekson se ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Sipas ish-deputetes, vizioni i PD është ‘Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipër’.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar! Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën. 1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion. Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, shkruan ish-deputetja Tabaku

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...