Tedi Blushi:Ndal sulmeve ndaj KF Tirana, tifozëve të ekipit dhe komunitetit të nderuar tironas!

Diel, 04 October 2020 22:22

 

Blushi kundërpërgjigjet ashpër: Qen rruge i UDB-së!
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj sulmeve medatike që janë bërë sot ndaj ekipi të “Tiranës”.

Deklarate e plotë e Tedi Blushit:

 

“I bëjmë thirrje Rilindjes të ndalë menjëherë të gjitha sulmet, presionet, shantazhet dhe fyerjet e shfrenuara që ka ndërmarrë prej 48 orësh ndaj ekipit të madh, krenarisë sportive e kombëtare, KF Tirana, tifozëve të saj të mrekullueshëm dhe mbarë komunitetit të nderuar autokton tironas.

Zëdhënësi i Tao Qylit dhe gazeta e tij, që kanë marrë përsipër për llogari të Rilindjes, fushatën më të poshtër ndaj këtyre vlerave më të spikatura kombëtare, që as armiqtë më të egër të kombit shqiptar nuk kanë guxuar ta bëjnë, duhet të kërkojë menjëherë falje me përulje për vijimin e etikimit si “terrorist” të komunitetit të nderuar tironas, që edhe atij vetë i ka hapur dyert me bujari dhe e ka mirëpritur.

Ky Sekt pa nder, pa vlera, pa familje dhe pa Atdhe duhet ta dijë mirë se çdo fushatë denigrimi ndaj vlerave tona më të mira kombëtare, do të refuzohet me përbuzje jo vetëm nga komuniteti i nderuar autokton tironas, por nga të gjithë shqiptarët e ndershëm, të cilët i ftojmë të ruajnë qetësinë ndaj këtyre provokimeve tepër të ulta!

Zëdhënësi i Tao Qylit, bën mirë të vazhdojë të merret me “Peshkun”, që po qelbet nga koka, dhe të distancohet menjëherë nga padroni i tij dhe kjo fushatë e ndyrë ndaj KF Tirana!”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...