Vrasja e 2-fishtë në Malësinë e Madhe, reagon PD: Rama uron “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, të rinjtë viktima të qeverisjes me krimin

Premte, 09 October 2020 14:57

 

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku pas sherrit për parcelat me kanabis një i ri vrau me armë Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn.

Përmes një reagimi, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj pohoi se rinia po bëhet viktimë e qeverisjes së Ramës me krimin.

Mes të tjerash demokrati thekson se rinia shqiptare, e pashpresë dhe e papunë, i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit.

REAGIMI I ALIBEAJT
2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës.
Makabriteti i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje.
Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo është e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!

 

Kufoma të panumërta, deti ka nxjerrë ne Vlorë; Vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; Dhjetra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!
E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëve, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegjjes teksa uron “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”!!
25 prilli është dita që Edi Rama dhe qeverisja kriminale e tij të lajë njeherë e mirë borxhin dhe hakun e dhimbjes qe u ka shkaktuar shqiptarëve dhe familjeve të tyre!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...