Shumë familje të Tiranës, të cilët patën dëmtime që në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende në pritje të ndihmës nga shteti. Kështu deklaron PD, teksa zëdhënësja Ina Zhupa ka qenë në shtëpinë e Fatime Jocës, banore në Njësinë nr.4 Tiranë.
Gruaja thotë se edhe pse u ka kërkuar ekspertëve që të shohin shtëpinë e saj, kur kanë qenë në lagjen e saj, ata nuk kanë shkuar. Në bisedën që pati me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zupa, ajo thotë se pavarësisht kërkesave të shumta që u ka bërë dhe institucioneve përkatëse, nuk ka gjetur zgjidhje akoma. Më tej ajo shprehet se dimri po vjen dhe me shtëpinë e dëmtuar është e pamudur të përballohet i ftohti dhe lagështirat.
Fatime Joca: Quhem Fatime Joca, kam bërë ashtu, si i thonë për punën e tërmetit, për punën e shtëpisë për tërmetin, nuk më kanë ardhur. Kanë kaluar këtu, u kam thënë hajde më shikoni shtëpinë, nuk kanë ardhur, domethënë nuk e di se çfarë… ca të nënës, ca të babës me këtë qeveri, nuk e di se çfarë bëhet.
Ina Zhupa: Fatime ty të është dëmtuar nga cili tërmet, nga tërmeti i parë?
Fatime Joca: Tërmeti i pare, i shtatorit njëher.
Ina Zhupa: Po.
Fatime Joca: Pastaj filloi i nëntorit, pastaj filluan këto tërmetet e vogla.