“Maska e detyrueshme, ose gjobë”, Basha i përgjigjet Ramës: Shqiptarët

Saturday, 10 October 2020 12:55

 

Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi masën më të fundit të qeverisë, lidhur me mbajtjen e maskën me detyrim në cdo ambjent.

“ Dy javë më parë, kërkuam që qeveria të marrë masa për valën e dytë të pandemisë. Ka dalë me dhjetra here në ekran e ka sulmuar opozitën, në vend që t’i vinte veshin propozimeve tona, meqë vetë ësht ëpa ide, po e ka mendjen të mbushë xhepat e tij e të klientëve të tij. Po ti kishte vënë veshin propozimit tonë më 11 mars, nuk ishim në këtë gjendje. Të njëjtën gjë i thamë para dy javësh nga kjo sallë.” tha Basha ndërsa solli edhe një herë në vëmendje planin me 5 pika të rimëkëmbjes nga kriza.

 

Pika e parë e planit: mbështetja e përgatitja e sistemit shëndetësor, duke rritur numrin e testimeve në 2500 në ditë. Cfarë ka bërë? Më thuaj.. ju e ndiqni, dhe del sot e thotë do mbani maska, ndryshe ju gjobis. Po ata që s’kanë të blejnë bukën e fëmijëve me ca do i blejnë? Pse nuk ke marrë masa, për maska falas?

 

Pika e dytë: Arsim i sigurtë, fëmijët e mësuesit të jenë të sigurtë. 70 % e shkollave janë pa ujë të rrjedhshëm. Vetëm ai mbyll sytë, del sot e thotë maskën ose të gjobis, po ata që s’kanë para? Po ai me 50 mijë lekë ndihmë ekonomike? Testim periodik për stafin ndihmës. Kosova e bën, po këtu thonë për cfarë duhet..

 

Pika tre: Asnjë shqiptar mos lihet pas dore. Kushdo ka humbur vendin e punës të përfitojë një cek mujor. Një fond punësimi për bizneset për të rimarrë në punë atë që e ka hequr nga puna. Dyfishim i ndihmës ekonomike, po prap nuk mjafton. Nëse do bënte këtë realitet, mund të thoja që edhe një pensionist mund ta blejë. Po siguroja maskën.

 

Pika katër: Ndihma për biznesin e vogël mbështetje drejtpërdrejtë, një cek 1000 euro, taksat ia ka marrë kokërr më kokërr, edhe pagat e luftës i dorëzoi si pagesa sigurimesh apo taksa.

Pika pestë: Rikonceptimi nga skemat e garancisë sovrane për t’u bërë më e aksesueshme nga biznesi. Ky propozim ka dy javë në tavolinë, e kanë mësuar edhe shqiptarët planin me 5 pika. I vetmi që s’ia ka vënë veshin, është njeriu që paratë që dalin e teprojnë ua jep ditë për ditë në mënyrë kriminale, klientëve të tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...