Tatime dhe gjoba. Florion Mima: Rama si komandat i çetës së plaçkitësve

Diel, 11 October 2020 20:36

 

Ish-deputeti i PD-së, Florion Mima shprehet se modeli i taksave dhe gjobave që aplikon kryeministri Edi Rama ndaj biznesit vendas i ngjan atij të një çete plaçkitësish. Në një analizë publikuar në rrjetet sociale, Mima shprehet në programin e PD, fermerët dhe biznesi i vogël nuk do të ndëshkohen për të favorizuar oligarkët, siç bën Edi Rama.

Postimi i plotë i Florion Mimës në Facebook:

 

Grupet, nengrupet dhe stërgrupet kane nje komandant çete qe i frymëzon te dalin e të bëjnë plaçke. Plaçkisin se jane shëmbëlltyre e kryeplaçkisteve qe edhe per pak kohe qeverisin vendin.

E mbani mend projektligjin për 10 milionë lekë gjobë për moslëshim kuponi? Me siguri e mbani mend edhe propozuesin, komandantin e çetës së plaçkistëve. E mbani mend aksionin për ndalimin e shitjes se produkteve vetjake të fermerëve pa kasë fiskale, sepse duhet të shiteshin produktet e importit të oligarkëve të kryeplaçkitesit? E mbani mend kur ju tha se ua beri zero taksen e biznesit te vogel, por ju paguanit me shume taksa e tarifa sesa me pare? Ishte ai, ai qe sot ju perbetohet se do t’jua heqe nga zverku inspektoret tatimore. Perçmojeni, injorojeni, thjesht mos e llogarisni më, pasi ata qe kini mbi zverk jua ka turrur ai. Misioni i nje administrate tatimore, kudo ne bote, eshte qe te ndihmoje tatimpaguesit te kuptojne sa me mire te drejtat dhe detyrimet e tyre.

Ndaj PD është e përkushtuar qe ne piedestal te sistemit te ri tatimor te vendoset e te nderohet tatimpaguesi shqiptar, ai qe djersin per te mbajtur me buke familjen e tij, ai qe paguan pjesen e drejte e te ndershme ne arken e perbashket, ai qe sot plaçkitet pa meshire nga çetat private te plaçkisteve rilindiste.

Te gjithe trupat administrative do te jene thjesht shërbëtorë te atij qe rri ne piedestal, te tatimpaguesit shqiptar, qe ai ta ketë mendjen si te rrise punen, sesi kjo t’i rrise fitimet, sesi duke fituar sa me shume ai, edhe shteti do te perfitoje me shume tatime e taksa te ndershme e jo plaçke, si deri me sot, ne 8 vitet e plaçkitjes se madhe rilindiste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...