Presidenti, homazhe në varrin e Ibrahim Kodrës: Atdhetari që nuk harroi kurrë Shqipërinë

Diel, 11 October 2020 20:51

 

Presidenti, homazhe në varrin e Ibrahim Kodrës: Atdhetari që nuk harroi kurrë Shqipërinë
Gjatë vizitës së zhvilluar sot në Ishëm, Presidenti Ilir Meta ka bërë homazhe në varrin e piktorit të njohur Ibrahim Kodra. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti shprehet se artisti ndërkombëtar Ibrahim Kodra është simboli i atdhetarit që nuk e harroi kurrë Shqipërinë.

“U përula sot me nderimin më të madh para birit të shquar të Ishmit, gjeniut të pikturës shqiptare, artit e kulturës sonë, Ibrahim Kodra. Veç se një kolos arti me përmasa botërore, Ibrahim Kodra ishte dhe një atdhetar, që kurrë nuk e harroi Shqipërinë.

 

Këtë e vërteton edhe amaneti i Tij i fundit, për t’u prehur në Atdhe, në tokën ku ai lindi dhe nga ku krijimtaria e tij e rrallë dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht mori forcën, frymëzimin e ngjyrat e forta. Jeta dhe vepra e Ibrahim Kodrës, si pjesë e krenarisë tonë kombëtare, është një model frymëzimi e suksesi për fëmijët jetimë dhe gjeneratat e reja të artistëve shqiptarë, që duhet të ecin në gjurmë e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore. Të bashkojmë të gjitha përpjekjet për ta lulëzuar Ishmin, pasi i ka të gjitha potencialet natyrore, trashëgiminë kulturore por edhe kapitalin njerëzor”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...