Tensionohet sërish situata mes Greqisë dhe Turqisë, zbardhet telefonata e Mitsotakis me Presidentin e KE

Hënë, 12 October 2020 15:41

 

Rikthehen sërish tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjatë komunikimit, kryeministri informoi Presidentin e Këshillit Evropian për NAVTEX-in e ri turk për eksplorime në jug të ishullit Kastelorizo.

 

Siç raportojnë mediat greke, Kyriakos Mitsotakis i vuri në dukje Michel se ai do të paraqesë në takimin e Këshillit Evropian të 15-16 tetorit këtë veprim të ri të njëanshëm, i cili është një përshkallëzim serioz nga ana e Turqisë.

 

Arsyeja për komunikimin midis dy udhëheqësve ishte fakti që Turqia po dërgon përsëri anijen “Oruc Reis” për kërkime, duke treguar se po zgjedh rrugën e tensioneve, shkruan gazeta greke Protothema.gr.

 

Siç tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas më parë, veprimet e Turqisë e vendosën atë mënjanë dhe iu referuan deklaratës së Josep Borrell se një nga çështjet kryesore që do të trajtohet nga ministrat e jashtëm të BE në takimin e sotëm do të jetë janë “shpimet turke në Mesdhe”.

 

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish ditën e sotme. Turqia publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...