Meta nxjerr fjalimin pas zgjedhjes si President, ultimatum Ramës: Respekto “5 Qershorin”, përndryshe më 25 prill do të kesh 3 milionë shqiptarë “të shkalluar”

Hënë, 12 October 2020 16:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një pjesë nga fjalimi i tij, i bërë në seancën e 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si President teksa iu kujton socialistëve se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.

Duke e cilësuar kryeministrin “kryepinoku rilindas’, duke kujtuar deklaratat e Ramës, Meta thotë se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Presidenti paralajmëron kryeministrin se nëse nuk respekton 5 qershorin, më 25 prill do ketë jo vetëm një President ‘të shkalluar’ por dhe 3 miliona shqiptarë ‘të shkalluar’.
MESAZHI I METËS
Meqenëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.
Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”.
Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...