Ndërsa nga qeveria dhe kryeministri nuk ka asnjë përgjigje, kreu i PD-së, Lulzim Basha, doli sërish sot në konferencë me gazetarët për ti bërë thirrje edhe njëherë që të nisë me zbatimin e planit 5 pikësh të demokratëve për kalimin e emergjencës ekonomike dhe shëndetësore.
Basha: Është një kolaps i vërtetë që kërkon ndërhyrje urgjente. Ju kam thenë që nuk do të lodhem duke bërë detyrën time por nuk mund të mos shpreh revoltën dhe neverinë nga shpërfillja që u bëhet njerëzve nga qeveria dhe Kryeministri. Spitalet ku merret trajtimi janë kthyer në vatra infeksioni. Shifrat që jep qeveria janë kundërthënëse. Që qeveria dhe Kryeministri gënjejnë nuk është lajm, por që të vazhdojnë të gënjejnë në vend që të marrin masa duhet të jetë këmbanë.
Kanë kaluar 16 ditë që kur kemi prezantuar planin ekonomik me 5 pika. Ju thamë ndalni barbarinë e vjedhjes. Paratë e taksapaguesve kurrë nuk janë më të domosdoshme se sot për ata njerwz që sot numërojnë kacidhet për të blerë ilaçet. Përgjigjia cinike tregon jo vetëm papërgjegjshmëri dhe kriminalitet. Vendet e tjera kanë bërë rialokime masive në buxhet për të ofruar një mbështetje sa më të madhe ndaj mjekëve, spitaleve, kushteve. I vetmi kryeministër në botë që vazhdon të vjedhë paratë e qytetarëve.
Basha vuri theksin te rritja e testimeve për Covid, por një apel pati edhe për qytetarët që të rrisin vetëdijësimin për rrezikun e virusit.
Basha: Pse nuk rrisin testimet, presin të infektohet e gjithë Shqipëria? Kjo nuk është çështje as maskash dhe as gjobash. U bëj thirrje shqiptarëve të marrin masa se këto monstra ju kanë lënë në mëshirë të fatit. Aq sa keni mundësi të bëni, bëjeni që nga maskat, distanca dhe kushtet higjienike. Rrita e testimeve duhet të bëhët minimumi 2500 në ditë, e shoqëruar me rimbursimin e plotë të atyre që mjekohen në shtëpi