Tedi Blushi/NDAL FUSHATËS ANTIKOMBËTARE NDAJ FAMILJARËVE TË DËSHMORËVE TË UÇK DHE INTELEKTUALËVE TË KOSOVËS!

E Enjte, 15 October 2020 15:43

NDAL FUSHATËS ANTIKOMBËTARE NDAJ FAMILJARËVE TË DËSHMORËVE TË UÇK DHE INTELEKTUALËVE TË KOSOVËS!

Pa u shuar mirë skandali i etiketimit si "terroristë" të futbollistëve të FK Tirana dhe fyerjes së komunitetit të tironasve autoktonë;

Pasi po përdhosin çdo ditë me fushatën e pështirë spiropaliste vlerat e Luftës Antifashiste, Dëshmorët dhe Heronjtë e saj;

"Rilindja", ky sekt pa vlera, pa familje, pa nder dhe pa Atdhe, ka nisur një fushatë të egër antikombëtare, tërësisht millosheviçiane, kundër figurave më të spikatura të kombit shqiptar!

Nuk kemi dashur prej kohësh t'u përgjigjemi portaleve në të zezë të "Rilindjes" për "Fake News"-et e ndyra që prodhojnë çdo ditë, por nuk mund të heshtim kur Zëdhënësi i Tao Qylit, Malavita dhe Doçët e tyre mediatikë, për llogari të Trendit Buburrec, përdorin gjuhën e Millosheviçit, Sheshelit dhe Arkanit famëkeq për t’i cilësuar "të padenjë për të qenë shqiptarë" dhe “skandal të rëndë e cënim të sigurisë kombëtare", dhënien e shtetësisë shqiptare për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe për artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë.

Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”.

Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005.

Asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare. Madje as futbollisti “terrorist” i Tironës.
Në zbatim të rregullave, shumica e shtetësive për të huajt janë dhënë për bashkim familjar.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe Institucioni është i hapur për të vënë në dispozicion, vetëm sipas rregullave në fuqi, çdo informacion të kërkuar.

Por “Rilindja” që në axhendë të saj ka shkatërrimin e familjes dhe përdhosjen e vlerave të saj, e urren bashkimin e rregullt dhe ligjor familjar.

Për të disatën herë, i bëjmë thirrje Trendit Buburrec, që prej kohësh ka nxjerrë në shitje Kosovën dhe Shqipërinë, të urdhërojë pupacët e pështirë mediatikë të ndalojnë urgjentisht këtë fushatë të ndyrë antikombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës e kudo ndodhen, që edhe Millosheviçi, Shesheli e Arkani i zi do ja u kishin zili.

Boll fabrikuat lajme të rreme, por merruni me një lajm të vërtetë: Mafien e inceneratorëve!

Apo keni frikë se ju presin koromanen?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...