Bardh Spahia i përgjigjet Manastirliut: Me fjalë e shfaqje, nuk luftohet virusi. Plani i PD zgjidhja e vetme për të shmangur më të keqen

E Enjte, 15 October 2020 16:11

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i është përgjigjur sot ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për çështjen e maskave.

Teksa ministrja publikoi sot një video solidarizuese, Spahia shprehet se pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video. Ai i kërkon ministres të marrë në konsideratë planin e opozitës me 5 pika për rimëkëmbjen ku mes të tjerash kërkohet shtimi i numrit të testimeve, maskat falas etj.

 

“Lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat”,- shprehet ai.

 

STATUSI I PLOTE
Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

 

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit.

Modifikuar më E Enjte, 15 October 2020 16:43

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...