Inceneratori i Tiranës/PD:Kompania u krijua 1 ditë para se të merrte koncensionin

Premte, 16 October 2020 12:21

 

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka vijuar akuzat dhe denoncimet publike për inceneratorin e Tiranës, të cilin e quan si korrupsionin më të madh të menaxhimit të mbetjeve. Sipas saj, kompania u krijua vetëm një ditë përpara sesa ta merrte këtë koncesion.

”Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhjeje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë eurosh. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro. Këto shuma marramendëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që ulin qepenat”,-tha ajo.

 

Nga ana tjetër, Tabaku akuzon Bashkinë e Tiranës se rriti me 30% tarifën e pastrimit për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, ndërkohë që përgjegjësit e këtij korrupsioni janë Rama, Veliaj dhe Ahmetaj.

“Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës. Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë. 25 milionë euro janë paguar për atë karabinë atje, e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera. 30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për tonë mbetjesh që depoziton këtu. Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj”,- shton ish-deputetja e PD-së.

Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave koncesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, tha Tabaku, duke i konsideruar si vjedhjen më të pashoqe në Shqipëri dhe abuzimi më i madh në këto 30 vite.

”Marrin paratë publike, marrin paratë e shqiptarëve ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë investim. Kjo kompani e cila është në parajsat fiskale, një kompani guaskë në të cilën fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama, është shembulli më i mirë se si këta kanë punuar dhe operuar për tetë vite. Se si kanë vjedhur buxhetin e shtetit, se si kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, se si sot duan të përpiqen që të na gënjejnë dhe mashtrojnë. Qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, më 25 prill do t’i thonë stop vjedhjes edhe për këtë korrupsion që është këtu pas krahëve tona”, përfundoi ish-deputetja demokrate

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...