“Vetëm një njeri që fut milionat në xhep tërbohet në atë farë mënyre”, Basha thumbon Ramën pas përballjes në emision

Premte, 16 October 2020 13:18

 

Njësoj si dje, kryedemokrati Lulzim Basha doli sërish sot në një konferencë për shtyp me gazetarët dhe përsëriti kërkesën e implementimit të planit me 5 pika të rimëkëmbjes, nga qeveria Rama.

Ai tha se plani me 5 pika nuk është recetë për mrekulli, por frenim i rrokullisjes drejt humnerës. Kreu i PD-së, shtoi se vetëm qëllimi për të shpëtuar sa më shumë njerëz po e detyron të dalë çdo ditë në tv dhe të bëjë presion mbi qeverinë sa i takon masave të marra për përballimin e pandemisë.

 

“Skenari që kishim menduar po ndodh, infektimet, numri i viktimave, bisnezi dhe ekonomia po shkojnë drejt kolapsit, shëndetësua po ashtu. Qëllimi ynë ka qënë t’i dilnim përpara kësaj të keqeje, të ngrinim zërin para asaj që po bëhet. Ndryshe nga qeveri të tjera të rajonit ne ia dhanë gati këtij kryeminstri të lodhur edhe planin tonë, këtij kryeminsitri pa shpirt dhe pa zemë

Ndaj jam përditë me ju, që të bëj presionin masimal ndaj qeverisë se bëhet fjalë për jetën e shqiptarëve për ekonominë tonë. Kjo është arsyeja pse po bëj këtë përpjekje të përditshme për atë që është realisht urgjenca. Po e bëj këtë se ai ka hedhur në kosh të plehrave sakrificat e shqiptarëve”,- tha Basha.

Kreu i PD-së, iu kthye po ashtu përballjes së mbrëmshme në “Opinion” me kryeminsitrin, duke u shprehur se vetëm një njeri që vjedh dhe ka interesa të thella personale, do të reagonte ashtu si Rama.

 

“Ka 22 vjet që bën këtë punë me gërr-vërre, batuta, sjellje ordienere si ajo dje në atë studio televizive. Kujton se do merren njerëzit me të dhe jo me çfarë do hanë sot apo nesër.

Shtetet e pasura i kanë ardhur në ndihmë bizneseve, e bëjnë vendet e pasura, por ne që duhet të mbështesim konsumin kemi një kryeministër që edhe në këtë kohë vazhdon i patrazuar vjedhjen e lekëve të shqiptarëve, vetëm një njeri që i fut në xhep milionat tërbohet në atë farë feje dhe i çohet kolegëve tuaj, i ngrihet nga vendi i nxjerr edhe stërkala nga goja. Nuk kam parë ndonjëheë, shqiptarët e kuptuan çfarë halli ka ai njeriu në të vërtetë”,- tha Basha.

Kryedemokrati shtoi ndër të tjera se: “Qeveria nuk mund të fshihet pas gjobave për masakt. Unë i ftoj të mos bini pre e këtij truku propagandistik për të hequr dorë nga pyetja reale: Çfarë masash po merr,kur do kemi 2500 testime, mjaftueshëm masa mbrojtëse, kur do paguhet bonusi për mjekë e infermierë? Kur do të dezinfektohen sistematikisht shkollat? Maskat janë për tu fshehur pas maskës. Gjoba për maska është si autoblindat në rrugët e Tiranës, alibi që të vjedhin për veten

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...