Kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, pasi është e njëjta vjedhje si tek Unaza e Re

Premte, 16 October 2020 13:31

 

Kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, pasi është e njëjta vjedhje si tek Unaza e Re
Edhe në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e jo vetëm për koncesionin e inceneratorit, por edhe për Teatrin Kombëtar dhe disa dosje që janë me pluhur për momentin, por që do shkunden me pushtetin e ri të PD-LSI, pas 25 prill 2021; do jetë Edi Rama që do thotë se "nuk kam dijeni!". Edi Rama do ta shesë Erion Veliajn siç shiti Sajmir Tahirin
16/10/2020 13:15
Kush janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, pasi është e njëjta vjedhje si tek Unaza e Re
Sot në fillim ka dalë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe më pas kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ish-deputeti ka bërë një deklaratë të fortë përsa i përket inceneratorit të Tiranës, që është dhe një nga temat më të nxehta aktuale në vend.

 

Shehaj ngre pyetjen se ku do shkojnë 128 milion euro të taksave të shqiptarëve. E sigurtë se pas 25 prillit 2021 SPAK-u do të detyrohet nga presionet e publikut dhe politikës që nuk duhet të heshtë më për arrestimet në këtë rast, ku dosja mbetet dramatike me shumat e vjedhura nga pushteti vendor dhe qëndror.

Kryeministri Rama ka dëshmuar se kur i mblidhet laku rreth qafës së tij ia lëshon vartësit dhe miqtë, prokurorisë. Edi Rama ka dëshmuar me disa prej ish-miqve të tij më besnikë, se si i ka larguar apo lëshuar në duart e kundërshtarëve.

Edhe në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e jo vetëm për koncesionin e inceneratorit, por edhe për Teatrin Kombëtar dhe disa dosje që janë me pluhur për momentin, por që do shkunden me pushtetin e ri të PD-LSI, pas 25 prill 2021; do jetë Edi Rama që do thotë se “nuk kam dijeni!”.

Edi Rama do ta shesë Erion Veliajn siç shiti Sajmir Tahirin.

Ndërkohë sot Lulzim Basha ka deklaruar se SPAK duhet të fillojë hetimet që sot.

Lulzim Basha, kryetari i PD, i është drejtuar me emër drejtpërsëdrejti kreut të SPAK-ut, Arben Krajës që të përgjigjet publikisht se në cilin stad janë hetimet për aferën e inceneratorëve ku janë përfshire krerët më të lartë të qeverisë, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe biznesmenët e lidhur me ta.

“Dua të përsëris, – tha Basha, – sot kërkesën drejtuar Arben Krajës me emër: Në cilin stad ndodhen sot hetimet për aferën e inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit?

E pafalshme që gazetarë kurajozë kanë bërë investigime për këtë dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të heshtë njësoj siç hesht Edi Rama, si Arben Ahmetaj, si Erion Veliaj, si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, ndaj i kërkoj sot të bëjë detyrën që ka, të dalë e t’u tregojë shqiptarëve në çfarë stadi janë hetimet, cilët janë hetuesit, kur do të pyetjen Rama e Ahmetaj që brenda një dite të vetme morën 17 vendime për t’i dhënë miliona, një kompanie me 1 mijë euro kapital?!”

Ja reagimi i Agron Shehajt:

Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës?

Kujt do t’i shkojë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?

A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.

Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.

Ju kujtohet tenderi i Unazës së Re?! Është e njëjta vjedhje!

Afera e inceneritorit te Tiranës është si skandali i DH Albania. Rama fsheh pas kompanise quacke emrin e përfituesve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...