Vizita e ministrit grek për çështjen e detit/ Meta i prerë, tregon qëllimin e saj dhe paralajmëron “marifetçinjtë”: Ta harrojnë…

Hënë, 19 October 2020 14:13

 

Në konferencën e sotme me gazetarët, Presidenti Meta u pyet edhe për vizitën e nesërme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias që vjen për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi.

I pyetur se nëse do të jepte “ok” e tij që qeveria të vijonte me marrëveshjen, Meta tha se një gjë e tillë bëhet për të hequr vëmendjen nga problemi më madhor që sot kanë shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Kjo është një pyetje që nuk ka vend në këtë konferencë, besoj që e ka marrë me kohë përgjigjen, kam qënë bashkëpunues dhe transparent me aktorët vendas dhe ndërkombëtar, ndërkohë që prej vitesh nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë çështje, për kërkesat e mia zyrtare. Kjo çështje kërkon bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare. Nuk mund të zhvendoset vëmendja e madhe e shqiptarëve për zgjedhjet e ardhshme te kjo ngjarje. Shkelja brutale e marrëveshjes së 5 qershorit është provokim i rëndë për paqen dhe stabilitetin në vend, çdo lloj marifeti për të sjellë çështje të tjera që harrojnë të bëjnë të harrohet kjo cështje madhore le ta harrojnë marifetçinjtë”,- u përgjigj Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...