‘’Të mbyll gojën?’’, Meta për integrimin europian: E njoh më mirë se çdokush këtë temë, kam punuar që në ’98, Shqipëria patjetër do anëtarësohet në BE

Hënë, 19 October 2020 14:15

 

Presidenti Ilir Meta ka garantuar se do të bëjë detyrën e tij dhe nuk ka për të mbyllur gojën dhe për t’u korruptuar kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve.

Meta tha se ai nuk po bën rolin e kryetarit të opozitës, por detyrën e Presidentit dhe për këtë i siguron të gjithë.

 

Për më tepër Meta shton se çështjen e integrimit europian e njeh më mirë se çdokush pasi ka punuar me komisionerët europianë që në ’98 dhe do vijojë ta bëjë, por ka sqaruar se Shqipëria patjetër do anëtarësohet në BE

 

”Çdo të thotë protagonizëm? Të bësh detyrën? A është integrimi detyrë?

Të dalin dhe të thonë që janë tallur. Përderisa gjithë forcat politike janë të angazhuara për integrimin europian, të paktën në programe, kjo është detyrë e Presidentit ta mbrojë. Në themel të Kushtetutës qëndrojnë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pse nuk korruptohesh edhe ti, pse nuk mbyll gojën edhe ti? Jo s’mund ta bëjë Presidenti këtë, të siguroj për këtë gjë.

Kemi më shumë se dy vite që takohemi për integrimin europian. Një krizë artificiale nga jashtë dhe brenda, nga qarqe antishqiptare. Sa herë iu ka thënë Presidenti hajde bëjmë zgjedhje vendore gjithpërfshirëse se s’ka negociata. Janë bërë nja 3 ceremoni, por unë nuk i gënjej dot shqiptarët.

 

Dëgjoni Presidentin kur është fjala për çështjet e integrimit europian. O e njeh Presidenti këtë o nuk e njeh njeri. Që në ’98 deri më tani. Shqipëria do anëtarësohet patjetër në BE.”- tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...