“Shqipëria, e fundit për investimet e qeverisë për COVID”, Basha komenton raportin e FMN: Dy paketat anemike, Rama do grabisë deri në ditën e fundit

E Enjte, 22 October 2020 12:24

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku në raport thuhej se Shqipëria renditej e fundit në Europë sa i takon investimit për situatën e COVID-19.

Në një konferencë për mediat, lideri demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e tij situatën e vështirë ekonomike. Basha i cilësoi dy paketat ekonomike që dha qeveria për krizën e COVID-19, si paketa anemike.

 

“Ditën e djeshme FMN publikoi të dhënat tronditëse sa i përket braktisjes që qeveria shqiptare ka bërë në këto muaj të pandemisë. Pas meje do të projektohet një grafik i publikuar nga FMN, i cili tregon se Shqipëria, kolona e fundit e kuqe, është në vendet në zhvillim, ka investuar 0.86 % për t’u përballur me pandeminë. Është vendi i fundit në Europë. Tani atë që çdo qytetar e ka ndjerë në kuletën e vet, në tavolinën e tyre, atë që çdo prind e di fare mirë mbi pamundësitë për të financuar veshmbathjet, e ushqimin, atë që pacientet e dinë s’e kur COVID i sëmurë, është pamundësi, pasi Rama nuk iu përgjigjet njerëzve. Këtë realitet sot e keni të shpallur nga një nga institucionet e rëndësishme të botës, FMN. Një vend me dy paketa anemike, që nuk u disbursuan të plota. Kaq lekë ndau Edi Rama, ndërkohë që shqiptarëve iu mori 40 herë më shumë si taksa, tarifa. Ja ku është e vërteta e shpalosur. Ja ku është problemi dhe përgjegjësi për këtë problem është njerëzi që në kushtet e krizës, paratë i çon në afera korruptive. Mendja e një njeri normal do të donte që një kryeministër sado jo normal, të thoshte; kaq pak lekë sa iu kam dhënë qytetarëve, premtimet që iu dhashë, bonusin për mjekët, të paktën meqë po vjen viti i ri buxhetor të bëjë diçka. Ça ka bërë me buxhetin e ri?! 120 mln euro për koncensione. Ky është një njeri i cili deri në ditën e fundit që të ketë pushtet, ka për të grabitur shqiptarët, edhe kur ju kushton atyre jetë njerëzish. Ky është mesazhi për projektbuxhetin e 2021.”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...