Çështja e detit në Hagë/ Basha: Urgjentisht të nisë faza paraprake, nëse i lihet në dorë Ramës përbën rrezik për interesat kombëtare

E Enjte, 22 October 2020 13:03

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar që duhet nisur urgjentisht faza paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë për të rënë dakord me Greqinë për një marrëveshje të pranuar.

Basha ka theksuar se qëndrimi i PD prej 10 vitesh nuk ndryshon dhe kjo çështje duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

 

Nga ana tjetër ai ka theksuar se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur.
Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëhere përbën rrezik të interesave kombëtare.

 

“Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja ime ka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. urgjentisht duhet faza paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimeve të kryeministrit kjo përbën rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze.
është që nga njëra anë, kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt”, tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...