“S’do lodhem së dali për ditë deri ditën e fundit të Ramës”, Basha: Zoti Kraja dhe prokurorë të SPAK jeni të mbrojtur, ndëshkoni politikanët e korruptuar

E Enjte, 22 October 2020 13:05

 

Kryedemokrati Lulzim Basha foli për një realitet të zymtë sa i përket pandemisë dhe ekonomisë së vendit. Por gjatë konferencës së sotme për mediat ai përsërit thirrjet për SPAK, kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë duke iu kërkuar të ndëshkojnë politikanët e korruptuar.

Basha tha se nuk do lodhet duke dalë deri ditën e fundit të pushtetit të Edi Ramës.

 

“Le të vijmë tek realiteti. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat që vendos për ata që nuk mbajnë maskë. Testimet më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Financimi për shëndetësinë më i ulëti në rajon, ndihma për biznesin dhe familjet që kanë humbur vendin e punës është zero.
E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK-ut.
Duhet ta harrojë Rama dhe SPAK-u se unë do lodhem duke dalë ditë për ditë deri ditën e fundit të Edi Ramës që po afron në pushtet dhe të kërkoj që SPAK-u të bëjë detyrën. Është detyra juaj zoti Kraja, zotërinj prokurorë të SPAK-ut. Jeni të mbrojtur nga SHBA dhe partnerët. Janë marrë të gjitha masat që të mos keni frikë me qëllim që të realizoni synimin numër një të SPAK-ut që është jo t’i mbroni por t’i ndëshkoni politikanët e korruptuar. Ndaj zoti Kraja dhe prokurorë, hapeni gojën. A i keni nisur hetimet. Heshtja juaj ulërin në Shqipëri. Heshtja juaj inkurajon hajdutët dhe vjedhjen e parave të shqiptarëve”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...