Tritan Shehu/Rama po trajton Shqiperine si "Fundin e Botes" edhe per vaksinimin.

E Enjte, 22 October 2020 13:47

Nga Tritan Shehu

Rama po trajton Shqiperine si "Fundin e Botes" edhe per vaksinimin.
Vaksina Covid tashme po troket ne dere.
Kompania gjermane Biotech do te dorezoje dosjen e asaj vaksine komisionit CHMP te EMA per certifikim te pershpejtuar me 13 nentor.
Pfizer do te filloje po reth kesaj date proceduren urgjente me FDA.
Po keshtu po avancon edhe AstraZeneca, aq sa Greqia qe ka kontraktuar miliona doza me ate ka njoftuar personelin e saj mjekesor me risk qe te jete ne gadishmeri per te filluar vaksinimin ne dy javet e para te dhjetorit.
Te njejten gje po bejne dhe shtete te tjera europiane, qe kane kontraktuar tashme dhjetra miliona doza direkt me prodhues potencial.
Ndersa Qeveria Rama mburet vetem me faktin e depozitimit sot ne Kuvend te projekt ligjit per te marre vaksinen nga agjensia COVAX.
Agjensia Covax, sic e kam shpjeguar, eshte nje agjensi e krijuar nga OBSh etj per te krijuar nje balancim ne shperndarjen e kesaj vaksines kryesisht per vendet jo te zhvilluara. BE e ka financuar ate me 400 M E, pra as per 20 milion njerez, ndersa ShBA e kane bojkotuar si te pa besueshme.
Kjo agjensi zotohet te siguroje dozat e vaksinave vetem per 20% te popullesive te vendeve qe do te aderojne si Shqiperia dhe me afat kohor deri ne fund te 2021.
A e kupton kjo Qeveri sa larg jemi: Kesaj i thone “prit gomar te mbije bar” dhe vetem per nje “tufe bar” kjo!
E njejta gje po ndodh tek ne dhe me vaksinat per gripin sezonal, qe Rama u angazhua t’i sjelle me rruge te ngjashme, por pa sqaruar kur do te arrijne ne vendin tone e ne sa transhe dot te sillen, a jane te certifikuara nga komisionet e EMA apo te FDA etj.
Sasia e tyre e ardhur deri me sot eshte vetem nje “pike ne oqean”, kur nentori po troket!
Dikush duhet t’i shpjegoje kryeministrit se Shqiperia ndodhet ne Europe e ai duhet te sillet me shqiptaret si qeverite e ketij kontineneti, qe e kane kontraktuar tashme direkt me prodhuesit vaksinen COVID per popullesite e tyra, ose se paku ta bente kete nepermjet atyre vendeve…

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...