Mehmetaj i përgjigjet Murrizit: Njeri i ulët që nuk gëzon respektin e askujt, mbijeton si shushunjë

Premte, 23 October 2020 17:00

 

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Murrizi, e cila thotë se “babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty”.

Ajo paralajmëron dhe padi për deputetin Murrizi.

 

Postimi i plotë:

Dy fjalë për Myslym Murrizin!

Ky njeri i ulët që nuk gëzon respektin e askujt e që nuk i kërkon dot votën as bashkëfshatarëve të tij. Ky njëri që shitet për 5 lek, e mbijeton si shushunjë duke pirë nga gjaku e djersa e të tjerëve duhet të mendohet mirë përpara se të përmend emrin tim e të familjes time. E shoh që Edi Rama është trembur keq qoftë nga denoncimi i ashpër që po i bëjmë aferave si ajo e inceneratorëve e qoftë nga ekipi në rritje i LSI dhe ka ndërsyer qentë e tij të lehin lartë e poshtë, por këtë herë ka gabuar rëndë. Ndryshe nga Murrizi, që është kthyer në atlete të përdorur të Edi Ramës e që pranon me votën e tij në parlament çdo aferë e paligjishmëri, unë e familja ime jetojmë me dinjitet e karakter. Babai im nuk ka shkelur ndonjëherë në Verri, e jo më të ketë punuar për atë helm e vjedhje që po bëhet aty. Vazhdo shitu Myslym, se vetëm këtë di të bësh, me mua do të shihesh në gjykatë. Herë tjetër përpara se të përdoresh si mish për top, kërko ndonjë provë për broçkullat që nxjerr nga goja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...