Rama hedh gurin e fsheh dorën kundër Presidentit

Saturday, 24 October 2020 10:06

 

-Prej pak ditësh, mediat e sponsorizuara nga kryeministri, që nuk shohin dot skandalet e Rilindjes për shkak të tymit të inceneratorëve, tym që emeton dhjetra miliona euro skandale, kanë nisur një sulm të pistë kundër kreut të shtetit për një nënshtetsi të futbollistit të ekipit të Tiranës, ndërkohë që SHISH ka dhënë lejen si “i pastër”. Fillimisht, këto media, cilësuan si të padenjë për shtetësinë shqiptare edhe për shkrimtarin e njohur të Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti, i cili ka më shumë libra dhe kontribut për Shqipërinë se gjithë çeta analfabete e Rilindjes së Ramës. Më pas del në skenë ai që thurte fijet, Edi Rama, në këto sulme të pabesa dhe të pista.

Mediat në fjalë kanë shpikur një sërë akuzash, sa banale aq dhe të rrezikshme, bile antikombëtare. Kanë zgjedhur të sulmojnë kreun e shtetit për dhënien e shtetësisë duke prodhuar fake neës, se gjoja është shkelur ligji. Fillimisht e cilësuan si të padenjë për shtetësinë shqiptare shkrimtarin dhe publicistin e njohur të Maqedonisë së Veriut Kim Mehmeti, i cili ka më shumë libra dhe kontribut për Shqipërinë dhe shqiptarët se gjithë çeta analfabete e Rilindjes së Ramës. Më pas sulmuan bashkëshorten e ish-ministrit dhe pedagogut Ylli Pango, duke e ngatërruar qëllimisht dhe në mënyrë të ulët me këngëtaret e tallavave. Së fundi janë fokusuar të një futbollit i Klubit Futbollistik të Tiranës dhe aluduan se kreu i shtetit u ka dhënë shtetësinë terroristëve!
Deri dje në mbrëmje sulmet ishin mediatike dhe media, sipas modelit të rilindjes, kur sulmon kreun e shtetit dhe kundërshtarët e Edi Ramës, ka të drejtë t’ja fusë kot dhe të sajojë çfarë të dojë. Por dje, kryeministri Edi Rama sulmoi me të njëjtën gjuhë kreun e shtetit duke u shfaqur kështu si njeriu që ka ideuar dhe sponsorizuar sulmet kundër kreut të shtetit. Duke ju referuar shtetësisë për futbollistin e Tiranës, kryeministri tregoi se gjithë balta e shpifjeve me “terroristë” në sport dhe kriminelë shqiptarët e diasporës që kanë përfituar pasaportën shqiptare është nismë personale e tij. “Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pasaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentesh! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”,- shkruan Rama në një postim në Facebook. Në këtë mënyrë, Rama është bërë zëdhënësi zyrtar i ideve antikombëtare dhe përçarëse mes shqiptarëve për rastin e diasporës, por dhe burimi i racizmit duke sulmuar lojtarët e ekipit të Tiranës. Procedura për ligjin e shtetësive është e qartë dhe nuk lë vend për interpretime sipas tekave. Kreu i shtetit jep shtetësinë në momentin që institucionet e sigurisë, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ dhe të tjera japin dakordësinë me dokumente për çdo rast. Para se të akuzohet kreu i shtetit, janë institucionet e sigurisë që varen të gjitha nga Rilindja, ato të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi për informacionet që kanë dhënë. Në një përgjigje për kreun e qeverisë, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi deklaroi se “sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde mister 1 prilli!”.
Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundër kreut të shtetit është ajo e shantazhit dhe kërcënimit. Më parë e ka bërë me anë të njerëzve që paguan në media apo deputetëve pa identitet që i përdor si qenë sulmi. Dje doli vet si i zoti i punës që kërcënon e që fshihet, ai është Edi Rama. Kryeministri ka të drejtë që shqetësohet, pasi dosjet e korrupsionit që janë dorëzuar në SPAK të çojnë të gjitha te qeveria e tij. Afrimi i 25 prillit i heq çdo shpresë për të shpëtuar dhe ndaj kapet ku të mundet edhe të akuzat ulëta për “terroristet” e ekipit të Tiranës që kanë marrë shtetësinë, me dokumente që institucionet në varësi të tij i kanë firmosur.
Edi Rama bën mirë të dali përballë në debat televiziv me presidentin, gjë që ia kërkuar përditë Ilir Meta. Por fshihet pas pisave mediatikë që paguan, duke iu dhënë prona publike dhe leje turistike.
Çdokush në media e di se si janë bërë pasuritë e sejcilit nga pronarët e mediave apo gazetarëve skifterë, të cilët turren të shqyejnë sapo kryeministri lëshon sinjalin me anë të Endri Fugës: Turru!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...