Si gënjeu Ahmetaj për inceneratorin/E mohoi 3 muaj pasi firmosi kontratën

Saturday, 24 October 2020 13:30

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mohuar ekzistencën e inceneratorit të Tiranës, edhe pse kishte tre muaj që kishte firmosur kontratën dhe afro një vit që qeveria kishte favorizuar me vendim kompaninë fantazmë të Klodian Zotos. Kontrata prej miliona eurosh mohohej dhe u mbajt e fshehtë, edhe pasi në llogari të kompanisë së Zotos ishin kaluar miliona euro.

Afera korruptive e inceneratorëve e ka zanafillën në vitin 2016, kur nisën edhe procedurat e para, mbështetur me vendim qeverie për një kompani fantazmë që do të fitonte më pas koncesionin për inceneratorin e Tiranës.

 

Të gjitha këto procedura janë tentuar të fshihen nga ana e qeverisë dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Nga një vëzhgim i dokumenteve, rezulton se qeveria Rama në datë 7 dhjetor të vitit 2016 mori vendimin për favorizimin e kompanisë së Klodian Zotos, “Integrated Energy B.V.”, sh.p.k. duke i dhënë 8% të pikëve bonus për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese të Tiranës, një procedurë që nuk u realizua kurrë

Por nga të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në kohën kur qeveria vendosi të favorizonte kompaninë e Klodian Zotos, ajo nuk ishte krijuar fare dhe praktikisht qeveria ka marrë një vendim për kompani fantazmë. Disa muaj më pas, kur duket se çdo gjë ishte vendosur në rrugën e duhur, kompania “Integrated Energy B.V.” regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në datën 31 gusht 2017, kompania “Integrated Energy B.V.” regjistrohet në Shqipëri dhe administrator të saj janë Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione, emër ky që rezulton edhe si një nga ish-drejtuesit e kompanisë në Holandë, pjesë e së cilës ishte Klodian Zoto. Po në të njëjtën datë, më 31 gusht 2017, me një shpejtësi të panjohur më parë në burokracitë e shtetit shqiptar, Ministria e Mjedisit nënshkruan kontratën me kompaninë e sapokrijuar “Integrated Energy B.V.”, për nisjen e punimeve për inceneratorin e Tiranës.

Tashmë çdo kontratë ishte firmosur dhe kompanisë së Klodian Zotos i ishte hapur rruga për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse kontrata miliona euro ishte firmosur, qeveria dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj vazhdonte ta mohonte një fakt të till. Në 27 nëntor të vitit 2017, rreth një vit pas vendimit të Qeverisë dhe 3 muaj pas nënshkrimit të kontratës, Ahmetaj mohonte se i kishte dhënë Klodian Zotos projektin miliona euro të inceneratorit të Tiranës

“Projekti i Tiranes është ende larg konkretizimit dhe hëpërhe nuk mund të thuhet që është e sigurt se do të zbatohet, por e sigurt është që në seancën e kësaj jave në Kuvend, Lulzim Bashën e pres me kënaqësi në një përballje shifrash, faktesh dhe provash”, shprehej ai.

Tashmë mbetet për tu zbardhur se përse këto procedura u bënë në një kohë rekord, me një vendim qeverie për një kompani fantazmë, me një kontratë miliona euro, të firmosur nga një kompani që ishte krijuar po atë ditë. E për më tepër ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj mohonte e gënjente publikisht për ekzistencën e kësaj kontrate edhe pse kishte tre muaj qe e kishte firmosur

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...