Komisioni Venecias do të fusë jashtë radhe, për shqyrtim urgjent, kërkesën shqiptare

Tuesday, 27 October 2020 09:53

 

Komisioni Venecias do të fusë jashtë radhe, për shqyrtim urgjent, kërkesën shqiptare
Në lidhje me kërkesën e Presidentit Meta drejtuar Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor dhe Ndryshimet e njëanshme kushtetuese, ka reaguar Komisioni Venecias për një media shqiptare.

Në përgjigjen zyrtare të Komisionit të Venecias, ata nuk pranuan të bëjnë asnjë koment mbi çështjen, por treguan se si është procedura në një rast të tillë. Sipas procedurës së përcaktuar nga Komisioni i Venecias, për rastet e kërkesave urgjente (që zakonisht janë për debate të forta parlamentare, ose referendume), ato shqyrtohen para seancës së parë plenare të planifikuar në kalendar.

 

“Në raste të rralla, të kërkesave urgjente, opinionet urgjente miratohen jashtë katër seancave plenare. Për shembull, nëse një opinion është i nevojshëm para një referendumi të afërt ose një debati në Parlament, ai mund të lëshohet si ‘opinion urgjent’ jashtë periudhës së një seance zyrtare plenare në Venecia, në mënyrë që autoritetet në fjalë të mund të përdorin ekspertizën ligjore të Komisionit të Venecias në kohë. Mendime të tilla urgjente zakonisht ‘miratohen’ zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare”, shkruhet në faqen online të Komisionit të Venecias, ku shpjegohen procedurat që ai ndjek.

Pra BE kërkon zyrtarisht nga kryeministri Rama të mos votojë rrëzimin e dekretit të Presidentit derisa Komisioni i Venecias të jap mendimet e tij për kërkesën e Presidentit të Shqipërisë, pasi flitet për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, gjë e cila nuk ka ndodhur prej 30 vitëve demokraci.

Dje komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi publikisht nga qeveria shqiptare të mos bëjnë asnjë veprim me votimin në parlament për Kodin Zgjedhor e ndryshimet kushtetuese pa ardhur zyrtarisht mendimi nga Komisioni i Venecias. Edhe PPE dhe krejt institucionet e BE kërkojnë të njëjtën gjë si Komisionieri Varhelyi.

Ndërsa kryeministri Rama tha se nuk pres Komisionin e Venecias por do të vazhdojë udhën e tij e cila do çojë popullin në konfrontim civil me 25 prill 2021.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...