Greva e grave në Ballsh/ Kryemadhi: Vetëm me të ardhurat nga nafta, shteti jo vetëm u siguron pagat, por edhe vazhdimësinë e uzinës

Tuesday, 27 October 2020 10:01

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur konferencën e saj për shtyp me grevën e grave në Ballsh të cilat po rezistojnë për të disatën ditë.

Kryemadhi thotë se gjendja e tyre është e vështirë madje paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon në grevë do ketë dhe fëmijë.
Sipas saj, qeveria shqiptare shumë thjesht u siguron pagat dhe vazhdimësinë e punës vetëm nga të ardhurat e naftës.

 

Ajo merr shembullin e ëmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut, teksa thekson se për pagat e naftëtarëve qeverisë u duhen vetëm 7 milion euro, kurse nga përqindja e ëmimit të naftës në Shqipëri fut në xhep 90 milion euro.

 

”Nëse nuk do ketë një zgjidhje apo reagim nga qeveria, ato kanë bërë thirrje që do u bashkëngjiten dhe fëmijët. Ne si LSI i jemi drejtuar SPAK për të hetuar aferën korruptive por dhe KLSH-së. Jo vetëm të hetojnë por edhe të vendosin para përgjegjësisë ku është një proces gjyqësor ku shteti është me firmën fantazmë apo guackë. Që ka dalë si metodë për të përfituar nga paratë e shtetit.

 

Më e rëndësishmja është se përgjegjësia e shtetit shqiptar për rafinerinë është e drejtpërdrejtë. Është shumë e thjeshtë.
Vetëm me të ardhurat që vijnë nga nafta është mundësia për të paguar pagat e naftëtarëve, por edhe për të krijuar mundësinë e rifillimit të punës në uzinë. Që këta njerëz jo vetëm të marrin pagat por edhe vazhdimësinë.
Ne do e ndjekim hap pas hapi, jo vetëm në kuadër politik por edhe administrativ. Dosja është shumë e madhe që nga privatizimi deri tek naftëtarëtë në grevë. Kujtojmë vitin 2000 kur uzina u shkëput nga Albpetrol, me 2 mijë punëtorë me pagat nga më të mirat në Shqipëri.

 

Kishte prodhime cilësore naftë dhe nënprodukte. Po rikujtoj, Maqedonia që nuk prodhon nfatë, ka vetëm 40 fuëi në ditë, simbolike, ne prodhojmë 23 mijë në ditë dhe në bursë ëmimi i naftës në Shqipëri është 1 mijë e 600 lekë, në Maqedoni 900 lekë.
700 lekë u merren shqiptarëve. 700 lekëshi është për importin. Nafta vendase s’duhet tatuar. Janë 90 milionë euro që shteti shqiptar i fut në xhep prej përqindjes së naftës. S’po merrem me cilësinë. Ato pagat e naftëtarëve janë vetë 7 milionë euro. ”- tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...