Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka nisur konferencën e shtypit me një denoncim për atë që po ndodh në seancën e Parlamentit.
”Dua të dënoj maskaradën e ministres së Shëndetësisë në këto momente në Kuvend, që po mundohet të mbulojë dështimin e Edi Ramës. E vërteta e shifrave të të infektuarve është fshehur dhe unë kam disa fakte nga rrethi i gjërë familjar. Po gënjejnë për numrin e vërtetë të viktimave dhe të personave të infektuar. Përmasat e vërteta të infeksionit po mbahet e fshehtë sepse Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit të pandemisë”,-tha Basha