U arrestua se qeshi para Ramës, Berisha: Akt që e bën vetëm Kim Jong Un

E Enjte, 29 October 2020 13:16

 

Një qytetare është ndaluar nga policia pasi nuk mbajti dot të qeshurën në prani të kryeministrit Edi Rama.

45-vjeçarja sapo kishte lënë punën te kalaja e Tiranës dhe ka hasur me Kryeministrin. Ky i fundit, sikundër edhe e ka zakon, ka shkëmbyer një batutë me qytetaren.

 

Nuk dihet nëse batuta e Ramës ka qenë shumë therëse por fakt është që qytetarja ka shpërthyer në të qeshur me zë të lartë.

Kjo ka shqetësuar gardistët që shoqëronin Ramën, të cilët kanë bërë menjëherë shoqërimin e saj në polici.

Lidhur me këtë ngjarje të pazakontë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, një akt i tillë mund ta bëjë vetëm lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Sali Berisha: “Urdheron arrestimin e qytetares sepse qeshi!Nje urdher qe mund ta jape vetem Kim Jong Un.

Ky urdher u dha me 15 tetor ne mes te Tiranes , Edvin Kristaq Koleka. Miq, bastardi i eterve mizor Edvin Kristaq Koleka ka urdheruar ndalimin dhe shoqerimin me force ne komisariat te qytetares Teuta Baçi per fajin e vetem se ajo zonje guxoi te qeshi pasi ai tek kalonte i foli asaj.

Mjaftoi reagimi me te qeshur i zonjes Baçi ndaj fjales se tij qe ai hakmarresi i verber te urdheroje shoqeruesit qe zonja Baçi te ndalohet, te shoqerohet forcerisht ne rajonin Nr 1 te policise dhe te akuzohet se ajo ka prishur qetesine e kryeministrit.

Miq, nje akt i tille i bastardit te bllokmeneve hoxhiste mund te ndodhte ne Shqiperi vete ne kohen e eterve mizor te Edvin Kristaq Koleka por kno mund te ndodhe sot edhe Koren e Veriut dhe kurre ne ndonje vend jo diktatorial.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim antiligjor, çnjerezor te Edvin Kristaq Xhelatit dhe ju bej thirrje qytetareve qe te percjellin me thirrjet Rama ik sa here kalon bastardin e bllokmeneve te kuq“

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...