Kryemadhi: Kodi i ri zgjedhor eliminon partitë e reja, përveç Metës dhe Monkës, Ramës i shtohen dhe frikëra të tjera

Premte, 30 October 2020 16:59

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me qytetarët e Pogradecit deklaroi se kodi i vjetër i jepte mundësi partive të reja, ndërsa ai i votuar në Kuvend, i eliminon ato.

Kryemadhi pohoi se frika e Ramës ka qenë vet ajo dhe presidenti Ilir Meta, por tani i janë shtuar dhe frikëra të tjetra, si Venecia.

 

“Kudo që shkon, kudo që ndalon, dhe një kafene buzë rrugës, është i njëjti problem; “Më kanë ikur fëmijët. Me ka ngelur shtëpia bosh”. Dëgjojmë një që thotë; “jam sëmurë”, dhe ministren; “ty do të shërojmë dhe ty jo”. Ne heqim Valdrin Pjetrin si kryetar në Shkodër, dhe vëllain e tij e kemi në SHKB. Ndaj e quajnë turp që të veshën uniformën e dalë boje të një polici. Duhet të jesh oligarkë që të kesh përkëdheljen e qeverisë. Nuk i jep as ilaçe për të sëmurët, as shërbim shëndetësor më të mirë. Kodi zgjedhor është elementi i parë që tregon demokracinë e një vendi. Kur demokracia cenohet, nis me një kod zgjedhor. E keni dëgjuar se thonë që Kodi i ri zgjedhor i jep opozitën 100 mandate. Është e vërtetë. Në qarkun e Korçës kemi marrë 19 mijë e 600 vota. Kodi i vjetër i krijon mundësi partive të reja, kandidatëve të rinj. Kodi i ri nuk i krijon asnjë lloj mundësie partive të reja, por i eliminon. LSI i jep prioritet që të shumëfishoj rezultatin me vende në Kuvend. Dëgjoja kryeministrin që thotë; Luli, Mona, Meta, Luli. Sikur ka një hall të madh me ne. Por deri më sot frika e Edi Ramës ka qenë Meta dhe Monika. Akoma s’ka parë frikërat e tjera që do t’i vijë më parë. Tani i është shtuar frika e Venecias, e arsimit, e mësuesve, e studentëve e pedagogëve.”, tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...