Tritan Shehu/Rama e Qeveria e tij te kuptojne se sigurimi i shpejte, i plote dhe gratis i vaksines Covid, eshte prioritet absolut!

Premte, 30 October 2020 17:22

 

Nga Tritan Shehu

Rama e Qeveria e tij te kuptojne se sigurimi i shpejte, i plote dhe gratis i vaksines Covid, eshte prioritet absolut!
Jemi tashme eshte ne nje gare shpetimtare “me kohen”, vecanerisht per Shqiperine qe ne planin epidemiologjik e mjekues paraqitet krejt e pa pregatitur, deri sa kjo Qeveri kercenon qytetaret sikur te ishin kavje: “duhet te zgjedhim kush do te trajtohet…”!
Ndersa Kosova po siguron vaksinen me prodhimin e saj kur te gjitha gjasat flasin per kete vit, ne nje kohe e sasi me vendet e BE duke e blere direkt ate me kredi te Bankes Boterore, Qeveria e Rames e ka futur kete proces ne labirintet e COVAX, organizem ky kryesisht per vendet e pa zhvilluara, qe e ofron ate per 20% te popullesise, deri ne fund te 2021!!!
Kjo Qeveri ne ikje, e cila vazhdon te paguaje dhjetra miliona Euro vetem per PPP ne shendetesi, nuk pranon te vere ne dispozicion buxhetin e domosdoshem per blerjen e vaksines Covid.
Blerja e 4 Milion dozave, qe duhen per 2 M banore ka nje kosto prej reth 40 Milion Euro, gje kjo krejt e perballueshme per shtetin.
Nje investim i tille jetik, ne nje kohe kur deri me tashti nuk eshte investuar pothuajse asgje per perballjen COVID, jo vetem do te kete nje impakt shpetimtar per shendetin e jeten, por do te kete dhe nje impakt pozitiv gjigand financiar, qofte nga aktivizimi i shpejte i jetes ekonomike e sociale, ulja e shpenzimeve te tjera anti Covid, apo dhe nga reduktimi i invalidizimit te popullesise, gje qe askush nuk mund te parashikoje pasojat ne shendet e koston.
Rama me kete Qeveri nuk mund te vazhdoje te trajtoje shqiptaret si sklleverit e dikurshem dhe as ata nuk mund ta lejojne te beje rolin e Faraonit, duke i lene ne meshiren e “seleksionimit” Rilindas edhe ndaj te drejtes se tyre per shendet.
Megjithese 25 prilli nuk eshte larg koha nuk pret, Qeveria duhet te veproje me urgjence, kjo eshte nje ceshtje edhe e Sigurise Kombetare

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...