Petrit Vasili: Pse deklarata e Komitetit të Ekspertëve për pandeminë nuk duhet marrë shumë seriozisht!

Diel, 01 November 2020 09:13

 

Nga Petrit Vasili:
Pse deklarata e Komitetit të Ekspertëve nuk duhet marrë shumë seriozisht!!
Kur Komiteti i Ekspertëve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnjë arsye për të bërë as debat dhe as diskutim me të.
Në Deklaratën e sotme Komiteti i Ekspertëve thotë:
“Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë”.
Ligj për Epidemitë në Republikën e Shqipërisë nuk ka.
Ligji mbi të cilin është ngritur ky Komitet është: LIGJI.Nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE.”
Nuk kemi pra pse i keqkuptojmë anëtarët e Komitetit, të cilët nuk dinë as emrin e ligjit mbi të cilin është ngritur Komiteti ku këta janë edhe anëtarë.
Kur Deklaratat e Komitetit përgatiten në zyrat e shtypit të Edi Ramës të tilla broçkulla do të shkruhen.
P.S. Shumë “interesant” preokupimi i Komitetit për formimin profesional të Lulzim Bashës, që nuk mundësoka vlerësime për pandeminë.
Rëndësi ka që Komiteti është i ” shumë i lumtur” se formimi profesional prej piktori i Edi Ramës qenka i duhuri për të bërë vlerësime për pandeminë.
Formimi i Edi Ramës është tamam i “duhuri” për të koleksionuar budallëqet e tij publike pa fund, të cilat duhet ta kishin bërë me kohë të paktën Komitetin të skuqej, meqënëse s’ja mbante as t’i thoshte dot Edi Ramës të mbyllte gojën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...