Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 896 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

Diel, 01 November 2020 09:21

 

Shkon në 49 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi, 896 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja
Turqia vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 49 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.

Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.

 

Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.
Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët. Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...