‘LSI denoncoi e para inceneratorët, nuk na bën dot pis Lefter Koka’

Hënë, 02 November 2020 22:03

 

Një debat i nxehtë u zhvillua në studion e Çim Peka LIVE, kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet se përse inceneratorët kanë firmën e ish-ministrit të tyre, Lefter Koka.

Kryemadhi tha se LSI ka denoncuar e para çështjen e inceneratorëve dhe ka votuar kundër.

“Kjo është sikur të themi se ka ngelur nusja e komshiut me barrë dhe e ke fajin ti.

Zoti Koka nuk ia ka marrë LSI-së as vulën dhe as firmën. Kryeministër ka qenë Edi Rama. Firma e tij është individuale. Kush është pa kokë e me kokë, le të ikin nga kanë ardhur, se kur nuk ka përgjegjësi ai që ka vënë firmën, mua nuk më bëhet vonë fare.

LSI ka qenë e para me zotin Vasili që ka kërkuar konsulencë dhe bashkëbisedim për inceneratorët. Ky zotëria është marrë peng nga zoti Rama dhe nga të tjerë.

LSI nuk e ka votuar, e ka kundërshtuar çështjen e inceneratorëve. Edhe importimin e mbetjeve. Që kur jam bërë kryetare e LSI, Koka nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Koka na ka kërkuar që të mos vazhdojmë çështjen e inceneratorëve. Unë kam qenë kundër. Madje unë kam qenë në protestë kundër inceneratorëve të Fierit.

Nuk na bën pis si LSI as Lefter Koka dhe as të tjerët,” tha Kryemadhi.

I pyetur nëse Koka iku nga LSI, ajo tha se ai është vetëpërjashtuar sepse nuk mori pjesë në mbledhjet e partisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...