Kryemadhi: Rama kërkon të ndezë një konflikt rajonal për të fshehur skandalet e tij...

Hënë, 02 November 2020 22:16

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi në Çim Peka LIVE se nëse Edi Rama flet për probleme mendore, dihet se kush ka kartelë mjekësore.

E pyetur për gjuhën e ashpër që përdori kreu i shtetit, Ilir Meta në intervistën e fundit, Kryemadhi nuk e mohoi mundësinë që Rama të jetë duke ndezur ndonjë konflikt rajonal për të fshehur gjurmët e abuzimeve dhe skandaleve të tij

Ajo u ndal te çështja e ndarjes së detit.

“Konflikti që kërkon të ndërtojë mes Turqisë dhe Greqisë. Ai gjithmonë kërkon t’i hedhë benzinë zjarrit. Aq peshë nuk ka ai, por edhe ka. Nuk e ka peshën ai për të ngritur anijet dhe topat. Por ka peshë për të krijuar një tymnajë të tillë dhe të vazhdojë që të japë koncesione dhe të pastrojë miliona për të forcuar pushtetin e tij.

 

A mund të shikoni që me ardhjen e Ramës, në krye të qeverisjes, roli i Shqipërisë në rajon është venitur dhe ka rënë në nivele që nuk ka qenë asnjëherë. E gjitha kjo është bërë me qëllim,” tha ajo.

“Presidenti ndoshta ka më shumë informacione,” shtoi Kryemadhi, duke u ndalur më pas te strategjia e shpopullimit të Shqipërisë.

“Rama përmes batutave i bën skip problemeve kryesore,” tha Kryemadhi.

Modifikuar më Hënë, 02 November 2020 22:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...