Farmacistët ngrenë shqetësime te Basha: S’kemi protokoll antiCovid. Ilaçet më shumë në treg të zi, shteti duhet t’i rimbursonte!

E mërkurë, 04 November 2020 13:54

 

Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve, premtoi një reformë të sistemit shëndetësor, në të cilin edhe farmacistët të gjejnë veten.

Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve u shpreh se sistemi farmaceutik është një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor, por janë të paqartë në betejën që duhet të zhvillojnë me Covid 19, pasi nuk kanë një protokoll të caktuar që duhet të ndjekin.

 

Diana Toma: sitemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Farmacistët nuk e kanë të qartë protokollin e përshkrimit të barit për pacintët me covid, nuk e dimë protokollin se si duhet të shkojë tek qytertari ky ilaç dhe në fund fare kush penalizohet.

Basha: Me thonë që Remdesiviri nuk ekziston tek ju, veç në treg të zi

Përfaqësuesi i Urdhrit, Dëfrim Goma: Po, po barnat antivirale janë sjellë kontrabandë, në rrugë të jashtëligjshme. Ata po e mbysin tregun. Vetëm tarifa e infermierit privat në shtëpi, shkon 100 mijë lekë npopullat
Diana Toma: Jemi në një situatë tregu të disbalancuar. Duhet të harmonizohet veprimtaria e institucioneve për të përballuar situatën. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme.

 

Basha: Pra, kërkoni që paketa të jetë e rimbursueshme atë që e kemi propozuar edhe në në pakëten tonë me 5 pika.

Diana Toma: Po. Duhet nxjerrë edhe një VKM për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë që Covid të trajtohet si një formë prioritare.

 

Dëfrim Goma: barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Të kemi parasysh se deri tani 950 vaksina antigrip janë importuar dhe tregtuar

Basha: Po sikur do sillte 200 mijë, apo 300 mijë?

Diana Toma: Nuk duhet të humbasim më kohë, por duhen marrë masa për të garantuar vaksinimin e popullatë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...