“Shkodranët në ballë të lëvizjeve për demokratizimin e vendit”, Meta kujton 38 Martirët e Fesë: Simbol i rezistencës

E mërkurë, 04 November 2020 15:26

 

Presidenti Meta ka shprehur sot respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin për sakrificat dhe kontributin e vazhdueshëm të Kishës Katolike, drejtuesve dhe besimtarëve të saj për përparimin dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Ai kujtoi dhe vlerësoi lart rolin dhe figurën e 38 Shërbëtorëve të Hyjit në 4 vjetorin e shpalljes Martirë të Fesë, datë që përkon edhe me 30-vjetorin e Meshës së Parë.

 

STATUSI I PLOTË
Me rastin e 30-vjetorit të Meshës së Parë, si dhe të 4-vjetorit të shpalljes Martirë të Fesë, të 38 Shërbëtorëve të Hyjit, shpreh respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin tim për sakrificat dhe kontributin e vazhdueshëm që Kisha Katolike, drejtuesit dhe besimtarët e saj kanë dhënë për përparimin dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Si sot, në 4 nëntor 1990, me një akt historik e tepër të rëndësishëm jo vetëm për Kishën, Dom Simon Jubani, me një kurajë civile të pashoq i dha një goditje regjimit komunist, me meshën e mbajtur në varrezat e Rrmajve në Shkodër, duke ju dhënë zemër e rikthyer shpresën tek besimtarët dhe populli shqiptar, të privuar në dekada nga liritë e të drejtat themelore.

 

Kjo Meshë, e zhvilluar në kushte terrori nga një regjim që po jepte shpirt, riktheu të drejtën e shprehjes dhe lirinë e ndërgjegjes dhe shërbeu si një prelud i ngjarjeve të tjera të jashtëzakonshme, që do të pasonin deri në rënien përfundimtare të dikaturës komuniste në Shqipëri.

 

Kjo ngjarje vinte si rrjedhojë e qëndrimit, vuajtjeve dhe martirizimit të klerit katolik në Shqipëri dhe sidomos e kurajës së dëshmuar në veçanti nga qytetarët e Shkodrës, të cilët përherë kanë qenë në ballë të lëvizjeve për demokratizimin e vendit.

Lumturimi nga Selia e Shenjtë e 38 Martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri, simbole të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave hyjnore, integritetit e dinjitetit njerëzor dhe idealeve kombëtare, është një tregues i qartë i qëndresës, sakrificave dhe kontributit të vyer që kleri ka dhënë në drejtim të mbrojtjes së lirisë së besimit, përparimit e demokratizimit të vendit tonë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...